Shopping cart

Subtotal L0.00

View cartCheckout

Shtrirë përgjatë bregut Adriatik dhe Jon, Shqipëria gjithnjë edhe më shumë fton udhëtarët nga e gjithë bota të shijojnë historinë, kulturën dhe natyrën mahnitëse. Përveç zonave historike që të lënë pa fjalë, Shqipëria ofron një kulinari të shumëllojshme. Kuzhina tradicionale është gjithmonë në qendër të vëmendjes për këdo që preferon të vizitojë vendin tonë.

Trashëgimia e kulinarisë Shqipëtare vjen falë të kaluarës së pasur Mesdhetare, Ballkanase dhe Otomane dhe sigurisht Ilire. Të gjitha këto kanë krijuar një tryezë të pasur dhe unike. Në shqipëri gatimet përfaqesohen nga ato të zonave malore dhe bregdetare. Ato përfaqësojnë më së miri traditën, përkushtimin dhe perfeksionin.  

Teksa vizitoni rrugët e ‘’zhurmshme’’ të kryeqitetit, Tirana, do të shihni markete të shumëllojshme. Në kryeqytet mbizotëron tradita por dhe jeta moderne e sofistikuar. Sigurisht tradita zë një vend të veçantë. Disa ushqime si byreku apo tava e dheut mbeten ndër të preferuarat edhe pas shumë vitesh. Këto janë shumë pak në krahasim me pasuritë e gatimit që rajoni ofron. Mjafton të vizitoni qytet e vogla për ta kuptuar këtë gjë.   

Berati, njohur si “Qyteti i Njëmijë Dritareve” ku përveç panorames aq magjike që qyteti ofron, gatimet janë po aq përrallore. Ju mund të shijoni qifqi, një gatim tradicional që të lëshon goja lëng.  

Vazhdojmë me tej për të prekur Trashëgiminë Botërore të UNESCO, Gjirokastrën, ku mund të shijoni petulla që shërbehen me mjalt apo fërgesë.  

E sigurisht nuk e kemi harruar bregdetin, ku gatimet e detit të freskëta janë në qendër të vemendjes gjatë sezonit veror. Saranda ju mirëpret me të gjithë pasuritë që përmban bregdeti Mesdhetar, aq shumë i lakmuar dhe i këshilluar për vlerat ushqimorë që ka.  

E kur të lodheni me detin, gjë që do të jetë shumë e vështirë, ju pret terreni malor. Një rajon që ka përballuar sfidat e natyrës me ushqime po kaq mbresëlënëse të cilat nuk i keni provuar më parë. Ju sugjerojmë të eksploroni këtë thesar që ju pret në Alpet Shqipëtare.  

Përmes këtij udhëtimi që do të jetë i paharrueshëm për ju, do të befasoheni nga mikpritja vendase e popullit Shqipëtar, të cilet krenohen me traditat e tyre përballë vizitorëve.

Disa prej jush sigurisht do të kthehen sërisht, për të zbarkuar në një aventurë që gjithmonë duket e re në zemër të Shqipërisë. Këtu tradita dhe shija nuk do tju zhgënjejnë kurrë.

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

× Si mund t'ju ndihmojmë?